Derbi i sotëm Partizani-Tirana u mbyll me rezultatin 1-1.
Kjo ndeshje nuk dhuroi shumë cilësi në fushën e lojës dhe ishte mjaft e pazakontë, pasi 5 futbollistë të Partizanit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërsa Alfo Sormani nuk pranoi të drejtonte skuadrën nga stoli.
Pjesa e parë pati vetëm dyluftime të ashpra në fushën e blertë, por nuk pati asnjë gol. Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër dhe me shumë raste drejt portave kundërshtare. Ekipi vendas gjeti rrjetin me Cordeiron.
Braziliani shënoi në minutën e ’76 pas një gabimi në mbrojtje të Tiranës. Ndërkohe raportohet se një sherr është regjistruar për në dhomat e ndeshjes.