E mërkurë, 20 Janar, 2021
2 C
Tirana

“Mbushën xhepat”, Stresi akuza të forta Vera Grabockës

Shumë polemika pati për festivalin e fundvitit. Nga njëra anë që u përfol se ishte caktuar më herët këngëtari fitues, po kështu edhe çmimet. Nga ana tjetër, këngëtarët pjesëmarrës mbeten të pakënaqur me prapaskenat që ata shohin.

Këngëtari Arkimed Lushaj është shprehur se në festivalin e RTSH-së, ka marrë pjesë pa dëshirën e tij. I ftuar në NIN, Stresi tha se aty e ka ftuar Vera Grabocka, me propozimin për një duet, por që ajo këngë me Eli Farën nuk ka pasur mbështetjen e tij. Ndër të tjera ai ka akuzuar organizatorët e festivalit, ku sipas tij, kanë mbushur xhepat e tyre.

“Të them të drejtën, atë bashkëpunim e bëra pa dëshirën time. Nëse ka një person që respektoj shumë është Eli Fara, por kjo këngë erdhi kështu…si ta them….Më erdhi Vera Grabocka dhe më tha që duhet të merrja pjesë, të bëja një bashkëpunim. Për 10 minuta ndryshoi festivali komplet.

U zhdukën të gjithë. Kishte erë ky festival. Nuk kisha lidhje unë që të isha në atë festival. U bë thjesht për të mbushur xhepat ata, njëri një 500 andej, tjetri këtej dhe kaq”, tha Stresi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...