Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama, mbi publikimin e raportit të OSBE-ODIHR, për zgjedhjet e zhvilluara më 30 qershor.
Përmes një statusi në Facebook, Shehu shprehet se Rama u përpoq të mbulojë realitetin me një ‘gjethe fiku’, kur tha se këto probleme të raportuara janë të lidhura me reformën zgjedhore.
Sipas Shehut, raporti tregon qartë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe se për përmirësimin e këtyre çështjeve, kërkohen ndryshime shumë më të mëdha se sa vetë reforma zgjedhore.
Postimi i Tritan Shehut:
Rama sot si struci ndaj raportit OSBE\ODHIR!
Kryeministri kerkoi te anashkaloje thelbin politik e kushtetues te problemeve, duke e interpretuar ate raport vetem teknikisht e perpjekur qe problemet t’i semplifikoje si thjesht te lidhura me reformen zgjedhore.
Absolutisht nuk eshte keshtu, ai u perpoq vecse t’i vendose nje “gjethe fiku” realitetit tone tragjik!
Thelbi eshte qe “votimet” e 30 Qershorit ishin antikushtetuese, asgjesuese per “voten e lire”, nje thellim i Grushtit te Shtetit, qe po kercenon rende lirite e po na cuar ne autokraci.
Kjo lexohet qarte apo “midis rreshtave” ne ate Raport, kjo eshte e lidhur me shkaterrimin e balancave midis pushteteve, mos ekzistencen e Gjykates Kushtetuese e te Larte, me nje Parlament me 42 “pupace”, shkaterrimin e pushtetit lokal, “kapjen” e institucioneve, kontrollin e tyre nga krimi, vasalitetin e shtetit nga Lindja, etj, qe deformojne me tej demokracine tone tashme drejt gremines e na largojne per dite nga Familja jone Perendimore.
Pra qartesisht ceshtjet ketu mund te permiresohen vetem me rivendosjen e “votes se lire”, gje qe kerkon ndryshime shume me te medha e te thella se sa vete “reforma zgjedhore”, mbas te ciles kerkon te fshihet Kryeminisri, te cilat mund te imponohen vecse nga nje levizje mbare popullore goditese.