Mbretëria e Bashkuar ka shënuar sot bilancin më të ulët të viktimave në 4 javët e fundit.
Sipas mediave britanike, në 24 orët e fundit janë shënuar 368 viktima, 445 më pak se ditën e djeshme ku u regjistruan 813.
Ndërkohë janë shënuar rreth 1,200 raste të reja infektimi, duke e çuar në 149,569 numrin total të personave të infektuar.
Me 20,787 vdekje, Mbretëria e Bashkuar renditet e pesta me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, pas SHBA-ve (54,357) Italisë (26,384), Spanjës (22,902) dhe Francës (22,614).
Ende nuk ka të dhëna zyrtare se sa është numri i personave të shëruar nga ky virus në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë raportohet se 1,559 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më shumë se 2,9 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga COVID-19, ndërsa mbi 204 mijë persona kanë humbur jetën.