Këshilli Politik është mbledhur sërish sot në një takim të radhës.
Bëhet me dije se mbledhja ka nisur në orën 18:00. Takimi i cili u kërkua nga Partia Demokratike, vjen një ditë pasi në Kuvend do të votohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Kujtojmë se opozita jashtëparlamentare është shprehur pro hapjes së listave, por me kushtin që të mos preket çështja e koalicioneve.