E shtunë, 23 Janar, 2021
8 C
Tirana

Mblidhet parlamenti i ri në Maqedoninë e Veriut

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut u mblodh sot në seancën e parë pas zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut.

Deputetëve të rinj iu desh t’u nënshtrohen masave të shtuara të kontrollit në hyrje të ndërtesës së parlamentit për shkak të koronavirusit.

Seancën hapëse e drejtoi kryetari i përbërjes së kaluar të parlamentit, Talat Xhaferi, i cili për disa ditë ishte i shtruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen, teksa kishte rezultuar tre herë negativ në testet për COVID-19.

Seanca mbahet, jo në sallën e zakonshme, por në një hapësirë më të madhe nën kupolën e parlamentit që mundëson një distancë më të madhe fizike ndërmjet ligjvënësve, për t’iu shmangur kështu rrezikut nga përhapja e mundshme e virusit.

Posti i kryetarit të ri të parlamentit i takon shumicës së re parlamentare, e cila ende nuk është formuar.

Ndërkohë, presidenti i vendit Stevo Pendarovski, në bazë të kushtetutës, në një afat prej dhjetë ditësh nga dita e sotme ia jep mandatin për formimin e qeverisë partisë e cila do të sigurojë shumicën prej 61 deputetësh në parlamentin prej120 vendesh.

Mandatari, nga ana tjetër, ka 20 ditë në dispozicion pasi ta marrë mandatin për ta formuar kabinetin qeveritar dhe për t’ia paraqitur parlamentit programin e qeverisë, shkruan “Voa”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...