Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ka dërguar një ftesë Ivi Kasos nga Partia Demokratike për të marrë pjesë në tryezën për Reformën Zgjedhore që pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
“Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë një mbledhje ditën e enjte, datë 10 tetor 2019, në orën 10:00, me rend dite:”Diskutimi mbi ecurinë e axhendës së punës së komisionit dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE, më datë 25 shtator mbi sistemin zgjedhor” Bashkëlidhur po Ju nis minutat e konferencës “Të mohuar nga sistemi: ndërtimi i një sistemi gjithëpërfshirës për të mbrojtur demokracinë”, thuhet në ftesën e Gjiknurit.
Nga ana tjetër, PD nuk ka hezituar të japë një përgjigje, por e ka refuzuar kërkesën.
“I qëndrojmë deklarimit publik që kemi bërë në tryezën e organizuar nga OSBE”, tha Gazment Bardhi.