Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.
Bëhet me dije se ambasadorja do të zhvillojë takime të ndara me Damian Gjiknurin si përfaqësues të mazhorancës, Bylykbashin dhe më pas Petrit Vasilin si përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, si edhe Rudina Hajdarin, përfaqësuesen e opozitës së re.
Takimet do të mbahen përpara mbledhjes së radhës së tryezës për zgjedhoren, e cila do të mbahet në orën 17:00.
Kujtojmë se deri më tani palët kanë rënë dakord lidhur me tre pika: për financimin e partive duke ulur financimin nga privati dhe rritur atë të shtetit, përfaqësimi gjinor ku 1 në 3 emrat në listë të jetë grua, si dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore.