Deputeti Socialist, Taulant Balla, ka dalë në deklaratë për shtyp menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
Balla deklaroi se, nga dy propozimet e ardhura nga LSI, Petrit Vasili dhe Ilir Meta, grupi parlamentar i PS-së ka vendosur të mbështes kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
“Zoti Meta favorizohet për të qenë Kreu i Shtetit dhe për rolin e tij të deritanishëm për zgjidhjen e ngërçit politik”.