E hënë, 29 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve/ Ademi: Nuk kam pasur asnjë ftesë

Kryetarja ende në detyrë e Bashkisë Shkodër ka reaguar pas deklaratave se ajo ka munguar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Në një prononcim për BalkanWeb, Ademi përgënjeshtron kryetarin e këtij Komisioni, Ulsi Manjën. Ky i fundit u shpreh se ajo kishte munguar për shkak të angazhimeve të tjera.

Ademi refuzon ftesën e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tregon arsyen

Sipas saj, ajo nuk ishte e ftuar në këtë mbledhje, ku po diskutohet projektbuxheti për pushtetin vendor për vitin 2020. Ademi shton se nuk ka pasur asnjë komunikim me këtë Komision që ajo të merrte pjesë si kryetare e Bashkisë Shkodër.

“E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.
Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e radhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Por personalisht nuk çuditem aspak sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediava”, tha ajo.

‘Projektbuxheti 2020’/ Erion Veliaj ‘do’ me ngulm aeroportin e Rinasit

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...