E mërkurë, 1 Prill, 2020
7 C
Tirana

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta zbardh detajet

Lexo edhe ...

Ditë e zezë edhe për Britaninë, qindra viktima brenda 24 orëve

Koronavirusi ka shënuar një ditë të zezë edhe në Britani! Autoritetet përkatëse raportojnë se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 563 persona si pasojë e...

Ka pasur fatin të luajë me të dy, flet Dybala: Me Messin gabova, Ronaldo duket si mburravec, por…

Paulo Dybala është një nga lojtarët që ka pasur fatin të luajë me dy lojtarët më të mirë në botë, siç janë Cristiano Ronaldo...

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë shtyn afatin e 3 prillit

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar vendimin për masat deri më 3 prill duke shtyrë afatin, deri në përfundim të gjendjes së koronavirusit...

Fasonët ngrenë duart: Nuk paguajmë dot punonjësit, të ndërhyjë shteti

Bizneset e tekstile dhe këpucëve pohojnë se janë në një situatë të vështirë për shkak të mospagimit nga kontraktorët, çka ia bën të pamundur...

Nën drejtimin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta, sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëpërmjet një video-konference. Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh, si masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19; përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19. Po kështu edhe për masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëpërmjet një video-konference.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi, Kryeministri Sh.T.Z Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Çështjet e diskutuara ishin:

Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19;

Përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19;

Masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës.

Kryetari i Kuvendit z.Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratike z.Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.

Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin me të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ditë e zezë edhe për Britaninë, qindra viktima brenda 24 orëve

Koronavirusi ka shënuar një ditë të zezë edhe në Britani! Autoritetet përkatëse raportojnë se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 563 persona si pasojë e...

Ka pasur fatin të luajë me të dy, flet Dybala: Me Messin gabova, Ronaldo duket si mburravec, por…

Paulo Dybala është një nga lojtarët që ka pasur fatin të luajë me dy lojtarët më të mirë në botë, siç janë Cristiano Ronaldo...

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë shtyn afatin e 3 prillit

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar vendimin për masat deri më 3 prill duke shtyrë afatin, deri në përfundim të gjendjes së koronavirusit...

Fasonët ngrenë duart: Nuk paguajmë dot punonjësit, të ndërhyjë shteti

Bizneset e tekstile dhe këpucëve pohojnë se janë në një situatë të vështirë për shkak të mospagimit nga kontraktorët, çka ia bën të pamundur...

Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut

Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit është rritur në Maqedoninë e Veriut duke shkuar në 10. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se viktima...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT