Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Damian Gjiknuri është shprehur në një prononcim për mediat se ka ende disa pika për t’u diskutuar në lidhje me KQZ dhe çështje të tjera në lidhje me fushatën zgjedhore. Çështje këto për të cilat PD, ka kërkuar më shumë kohë për tu konsultuar me ekspertët e saj. Më tej ai zbuloi se do të mblidhen sërish nesër, ndërsa mbetet me shpresë që të mbyllin Kodin Zgjedhor dhe të jetë gati për t’u votuar në Kuvend.
“Kemi pranuar raportin 1 me 3 të financimit publik dhe privat, nesër do të vazhdojmë mbledhjen tjetër.
Ka ende disa pika për t’u diskutuar, si çeshtja e KQZ dhe disa elementë që kanë të bëjnë më fushatë zgjedhore që PD do më shumë kohë.
Shpresoj që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Ka ende diss pika për t’u diskutuar dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u konsultuar me ekspertët e tyre”, tha Gjiknuri.