Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD, ku mësohet se demokratët kanë dalë me vendimin për të nisur fushatën e takimeve me anëtarët e saj dhe qytetarët, duke nisur nga e hëna e ardhshme.
Kolegji i Kryetarëve të degëve të PD-së caktoi agjendën e partisë më të madhe opozitare, e cila ka në fokus organizimin e strukturave partiake.
Basha do të nisë turin e takimeve ditën e hënë në Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, më tej në Shkodër ditën e mërkurë, të enjten në Vlorë dhe të premten në Krujë.