E premte, 30 Korrik, 2021
18.5 C
Tirana

I mbijeton rrëzimit të helikopterit të parë, por e vrasin helikat e helikopterit shpëtues

Për disa thuhet se janë njerëz me fat dhe i shpëtojnë për mrekulli tragjedive. Në disa raste ka ndodhur që edhe ekipet e shpëtimit të jenë bërë vetë pjesë e aksidenteve.

Në dailymail është publikuar momenti rrëqethës kur helika e helikopterit e godet për vdekje një burrë që po e ndihmonte, pasi i kishte shpëtuar rrëzimit të një helikopteri tjetër në Kolumbi.

Helikopteri i parë ishte rrëzuar në një zonë rurale në pjesën jugperëndimore Cauca, pas disa problemeve teknike.

Dhe kështu ishte njoftuar piloti i një helikopteri tjetër, për të nisur në misionin e kërkim shpëtimit të mbijetuarve.

Në videon e publikuar më poshtë shihen dy burra duke qëndruar pranë helikopterit të rrëzuar dhe duke u munduar ta drejtojnë pilotin që të aterroj sigurt, në një moment humb kontrollin mbi timonin dhe njërin prej tyre e godet për vdekje me helikë.

Viktima e këtij incidenti është identifikuar si Ivan Andres Lopez Londono i cili ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa si rezultat i kësaj lëvizje të pakontrolluar piloti i helikopterit ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spital.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Punonjësit federalë përsëri me maska

Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit....

Kualifikim historik/ Laçi në raundin e tretë të Conference League

Mund të quhej si mision i pamundur, por në futboll kjo fjali ekziston vetëm në letër, sepse fusha flet ndryshe. Me plot meritë, Laçi ka...

Izraeli nis të aplikojë dozën e tretë të vaksinës anti-covid

Izraeli do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, konfirmoi të enjten kryeministri i këtij...

“Krimi po merr tenderat në Fier”/ Subashi reagon pas deklaratës së Petro Koçit

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së deputetit socialist Petro Koçi, i cili tha se tenderat në...

Conference League/ Partizani nuk ia del, Bazeli e eleminon në raundin e dytë

Partizani pësoi një tjetër humbje ndaj Bazelit, teksa kësaj here u mund 0-2 në ‘’Elbasan Arena’’. Zviceranët arritën të menaxhonin mjaft mirë rezultatin duke...