E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Mbi gjysma e afganëve të zhvendosur janë fëmijë

Pothuajse 60% e afganëve që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre këtë vit janë fëmijë, tha OKB-ja.

Sipas shifrave të publikuara nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) në Afganistan, më shumë se 400.000 njerëz janë regjistruar si të zhvendosur rishtas që nga fillimi i majit, ndërsa luftimet u intensifikuan në të gjithë vendin.

Në total, pothuajse 550.000 afganë janë zhvendosur deri më tani këtë vit. Përparimi i shpejtë i talebanëve në pothuajse të gjitha provincat e Afganistanit, ka bërë një tendosje edhe më të madhe në vend, ku 18 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...