SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë, duke shënuar rreth 67 mijë viktima.
Por ekspertët dyshojnë se numri real i personave që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi, mund të jetë shumë më i lartë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raporton se vdekjet totale në shtatë prej vendeve të prekura, ishin pothuajse 50% më të larta se ato që janë raportuar për periudhën 8 mars deri në 11 prill.
Sipas studiuesve, rreth 9 mijë persona të tjerë mund të kenë humbur jetën nga COVID-19. Nëse kjo gjë do të vërtetohej, atëherë numri i viktimave do të shkonte në rreth 76 mijë.
Deri më tani SHBA numëron 1,152,328 raste infektimi. Vendet më të prekura janë New York, New Jersey, Massachusetts, Illinois, California, Pennsylvania, Michigan, Florida, Texas etj.
Më shumë se 3,4 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 243 mijë persona kanë humbur jetën.