E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

“Mbi 3 mijë faqe informale”, sipërmarrësja zbulon sfidat e tregut online

Intervistoi: Marsela Sinani

Shitjet online janë biznesi i së ardhmes! Prova më e fortë ishte gjatë periudhës së pandemisë, ku pati një bum biznesesh të cilat mbinë si ‘kërpudha pas shiut’. Bllokimi i lëvizjes së qytetarëve, i garantoi një tjetër akses më të madh bizneseve online.

Në këtë formë, ato morën edhe një siguri më të madhe, duke shtrirë rrjetin e kësisoj duke dyfishuar apo trefishuar fitimet. Pavarësisht mënyrës së lehtë të marrjes së një produkti, konsumatori jo gjithmonë ka qenë i kënaqur që nga forma si jepet informacioni e deri tek marrja e porosisë. Dhe për këtë ka vend për shumë diskutim. Tregu dhe shitjet lokale po i nënshtrohen internetit në një mënyrë progresive. Tashmë është fakt se shitjet online kanë revolucionarizuar tregun, na kanë shkurtuar kohën duke na ofruar mundësi të jashtëzakonshme. Secili prej nesh e di se koha përkthehet në para.

Blerjet tradicionale dhe ato online

Nëse do ti dedikohemi blerjeve, atëherë duhet që të kemi parasysh kohën e shpenzuar. Për të përmbushur të gjitha kërkesat që kemi, na duhen disa orë monitorimi për të arritur tek blerja e produktit final.

Po kështu shpenzojmë energji. Në anën tjetër të medaljes janë blerjet online, ku shpenzimet janë minimale dhe produkti dorëzohet në një kohë të shpejtë. Padiskutim që klienti është ai që vendos rregullat e lojës. Në kohën kur renditën të gjitha arsyet pse ia vlen të porosisni online, duhet të kemi parasysh edhe mashtrimet që u bëhen klientëve.

Nëse produkti nuk është ai që ka kërkuar, ose nuk i plotëson të gjitha ato që ai/ajo do donte, produkti mund të kthehet dhe bashkë me lekët. Ky është rregull, por ka biznese që nuk veprojnë në këtë formë, duke sjellë kësisoj zhgënjimin e klientit. Shitjet online ju japin mundësinë për të pasur një transparencë, por ndodh që ngatërrohet produkti, ose numri i veshjeve dhe këpucëve dhe operatorët të bëjnë block në rrjetet sociale. Për të gjitha këto pikëpyetje e të tjera, “Tirana Today” ka intervistuar sipërmarrësen në kompaninë “Gral Albania”, Pranvera Rrapushin.

Si kanë ndryshuar shitjet online gjatë periudhës së pandemisë?

“Siç e dimë, industria e ka patur një zhvillim më të madh në kohën e pandemisë. Kjo gjë është vënë re 5-vjeçarin e fundit, ku globalizimi ka bërë që teknologjia të zhvillohet me hapa gjigantë. Aq më tepër gjatë periudhës së pandemisë, ku njerëzit ishin të gjithë në shtëpi dhe stopuan aktivitetin e tyre. Kjo bëri që në distancë të zhvillohej edhe më tepër industria online. Në vitet 2000, 0.1 për qind kanë qenë përdoruesit e internetit, nëse flasim tani në Shqipëri kemi rreth 2.16 milion”.

Shqiptarët, çfarë blejnë më shumë? Sa shpenzojnë për të blerë përmes kompjuterit, dhe cila është mosha që shtyhet më shumë drejt blerjeve online?

“Varet nga grupmosha, por dhe kategoritë e produkteve që shiten. Mesatarisht nëse marrim një konsumator, rreth 36 për qind e buxhetit shkon për blerjet online. Moshat e reja, 20-25 janë të fokusuar tek gjërat trendy, femrat tek veshjet, aksesorët, meshkujt tek elektronika.

Mosha 40-45 fokusohen tek veshjet për fëmijët, por edhe elektroshtëpiake. Kohet e fundit kemi edhe një zhvillim të moshave të treta që blejnë online, veshje apo produkte të tjera. Pandemia ka ndryshuar edhe panoramën e të bërit biznes. Ka ndryshuar kërkesa konsumatore dhe kërkohen shumë produkte elektronike, për makina, librat, aksesorët, produktet e palestrave. Veshjet kanë hasur vështirësi, qoftë në atë çfarë ofrohet. Nuk ka prurje të madhe dhe të reja, dhe ka rënie të konsumatorëve, sepse nuk ka festa e dasma dhe nuk kanë ku ti veshin në të tilla evente”.

Shitjet online nëpërmjet rrjeteve sociale, ekziston mundësia e mashtrimit. Cilat janë politikat për të rregulluar këtë gjë?

“Një ndër problematikat në të gjithë botën, ka marrë një vëmendje të madhe, por aq më tepër në Shqipëri. Faqet që operojnë, ose faqet informale që operojnë në rrjetet sociale janë mbi 3 mijë dhe kjo shton mundësinë për abuzime. Ne kemi akoma edhe klientin e paedukuar për blerjet online, të dinë të drejtat e tyre si konsumator. Që kur një faqe të thotë nuk lejon mundësinë e ndërrimit dhe kthimit të produktit, aty shikohet serioziteti i kompanisë.

Kompania duhet të disponojë një website. Do të thotë që ka një staf të dedikuar, dhe kujdeset për ecurinë e produktit. Kjo do edhe vëmendjen e shtetit. Duhen ushtruar kontrolle postave informale, po qoftë edhe faqeve informale që operojnë në Shqipëri. Por mbi të gjitha, duhet të bëhet një edukim i klientit.

E para të ketë NIPTIN

E dyta të ketë MARKËN, një markë e regjistruar

E treta të ketë pagesën me kartë apo ka një website.

Në momentin që kemi këto, klienti është i mirinformuar se po del në një kompani serioze. Ne kemi nevojë të madhe për të edukuar klientët. Nuk ka një ligj të mirëfilltë në industri.

Në periudhën e pandemisë, në 3 muajt e parë vihet re një rritje me 16.4 për qind e bizneseve që shesin online. Është një shifër e madhe dhe premtuese, që parashikohet deri në fund të 2024, ku 95 për qind e të gjitha blerjeve do të bëhen online. Nëse nuk rregullohet çëshja e informalitetit, aq sa është premtues ky treg, do të ketë probleme me mashtrime dhe pjesën tjetër!”. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Nga: Nikoll Lesi Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha. Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që...

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka shprehur shqetësimin pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, duke vënë në dukje se është i...

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...