E shtunë, 25 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara, kapet në Sarandë i moshuari francez

Policia i ka sekuestruar një francezi në Sarandë mbi 100 mijë euro, me arsyetimin se nuk e kishte deklaruar shumën në kufi.

Sipas policisë, i moshuari francez kishte hyrë në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit, prej ku kishte arritur të fuste shumën e padeklaruar.

70-vjeçari R. Ch është proceduar penalisht pasi akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Policia e Sarandës sekuestron 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Procedohet penalisht një shtetas francez.

Policia e Sarandës gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.

Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Escobar: Do t’i përdorim në mënyrë agresive mekanizmat kundër korrupsionit

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar thotë se përparësia kryesore në këtë detyrë do të jetë integrimi më i...

Dënimi i Llallës/ Rama reagon për herë të parë për mediat franceze

Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 2 vite burg për Llallën. Ish-kryeprokurori mungoi në...

Foto me Sorosin, Berisha i akuzon se projektuan ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Berisha është revoltuar pas një fotoje të shpërndarë nga kryeministri Rama krahë George Soros. Rama zbuloi në rrjetet sociale se është takuar në...

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e "Gërdecit". Nga ana tjetër, ambasadorja...

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...