Aktualitet

“Mbështetës i Milosheviçit”, Kosova shpall person ‘non grata’ nobelistin Handke


               Publikuar në : 15:24 - 11/12/19 M P

Me anë të një statusi në facebook, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ka shpallur non-grata, fituesin e Nobelit, shkrimtarin austriak Peter Handke.

Ai është mbështetës i Milosheviçit dhe krimeve të tij të luftës. Herë pas here, ai ka dalë haptazi dhe ka mbështetur kriminelin serb, madje ka qenë edhe për të dëshmuar në favor të tij.

‘Bota kundër Handke’, Gazetarja suedeze hedh në ‘kosh” Nobelin e saj për paqe

Ditën e djeshme, qindra njerëz ishin mbledhur para sallës së Koncerteve të kryeqytetit suedez me pankarta në duar për të kundërshtuar dhënien e çmimit nga Akademia Suedeze.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga kryetarë shtetesh, të cilët dënuan dhënien e çmimit një personi që ka mbështetur një kriminel lufte. Ndërsa, një nga fituesit e këtij çmimi për paqen, gazetarja  suedeze  Christina Doctare ka kthyer çmimin në shenjë proteste. Sipas saj, tashmë çmimi s’ka asnjë vlerë.

Në ceremoni munguan dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës,  Bosnje – Hercegovinës, Kroacisë, Turqisë dhe të Afganistanit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT