E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Mbërrin në Tiranë ambasadorja e SHBA

Trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbërrin në Shqipëri shefja e re e diplomacisë së Uashingtonit në Tiranë. Kjo video tregon momentin e ardhjes të Yuri Kim, ambasadore e SHBA. Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës, ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore.

Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries, ajo është e treta diplomate femër që do të drejtojë selinë e Uashingtonit në Rrugën e Elbasanit. Youri Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte dritën jeshile nga Senati, si pasojë e një lobimi kundra saj për të cilin Fiona Hill ish këshilltare për sigurinë e presidentit Trump tha në Kongresin Amerikan, se erdhi nga një parti politike në Shqipëri.

Pasardhësja e Donald Lu, znj. Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori, dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ambasadorja Yuri Kim në tre vitet e ardhshme do të udhëheq prioritetet e SHBA për Shqipërinë, duke nisur nga konsolidimi i Reformës në Drejtësi me SPAK dhe BKH. Vijimin e ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, minimizimin e veprimeve të Iranit në vendin tonë, përfshi influencën ruse, pa harruar shqetësimin më të fundit amerikan, përpjekjet e Kinës në kontrollin e disa sektorëve strategjik në Shqipëri./ Top Channel

Lexo edhe :   Varianti i ri/SHBA i bashkohet BE në kufizimin e fluturimeve nga Afrika e Jugut
Lexo edhe :   Varianti i ri/SHBA i bashkohet BE në kufizimin e fluturimeve nga Afrika e Jugut

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...