E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganë! Yuri Kim: Krenarë t’ju quajmë mik e aleat

Pritjes për ardhjen e afganëve i ka ardhur fundi. Kur akrepat shënuan 03:20 të mëngjesit të së premtes, 121 afganët e parë, mes të cilëve 11 foshnja prekën tokën shqiptare për një jetë më të sigurtë dhe larg luftës. Afganët fillimisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale, regjistrimit dhe më pas ekzaminimeve mjekësore në çadrat e ngritura në Rinas posaçërisht për ta.

Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës. Pas ardhjes në Tiranë, me autobus i janë drejtuar hotelerive në Durrës, ku do të strehohen dhe qëndrojnë për aq sa është e nevojshme, ndërsa afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim, do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti.

Ata u pritën në aeroport nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, që është njëkohësisht edhe drejtuesja e Task-Forcës që do të merret me menaxhimin dhe koordinimin për akomodimin e afganëve.

Sipas kreut të qeverisë, në listën e afganëve ka gazetarë, kineastë, edukatorë, madje dhe yje të njohur të kinemasë. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ishte e pranishme në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit, për të pritur grupin e 120 afganëve që mbërritën në vendin tonë.

Ambasadorja Kim thekson se populli shqiptar edhe njëherë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë të madhe, e shton se SHBA-të janë krenare që kanë Shqipërinë vend mik dhe aleat.

“Ministrja Olta Xhaçka dhe unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit”, shkruam Yuri Kim në Twitter.

Lexo edhe :   Aksident i pesëfishtë në Durrës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...