E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Mbërrijnë në Rinas 208 mijë vaksina anti-covid të Sinovac

Mesditën e sotme, mbërritën në aeroportin e Rinasit, 208 mijë doza të vaksinës anti-covid të kompanisë Sinovac.

Në pistën e Rinasit, vaksinat janë pritur nga dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu, të cilët kanë bërë me dije se ngarkesa e fundit përmbyll edhe lëvrimin e kontratës me distributorin turk të vaksinës.

208,000 vaksina sapo kanë mbërritur në Rinas, pjesë me distributorin e Sinovac. Kemi përfunduar lëvrimin e kontratës. Kemi siguruar 500 mijë doza vaksine. Sot në Shqipëri nga momenti i parë i fillimit të lëvrimit, kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në Shqipëri. Sot përsëri pritet që të kemi doza nga Pfizer. Pritet që të vijnë 8190 doza që mbërrijnë mbrëmjen e sotme,”-tha Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 333,330 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilëve 251,726 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...