Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur 38.400 dozat e vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania Astrazeneca.
Në aeroportin ”Nënë Tereza”, ka dalë t’i presë vetë kryeministri Edi Rama me ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në muajin prill pritet të mbërrijnë 60 mijë doza të tjera nga Astrazeneca, dhe 30 mijë nga Pfizer.
Edi Rama: ”Do ta shtrijmë procesin e vaksinimit me shpejtësi në territorin e Shqipërisë duke i kthyer shkollat në pika vaksinimi ndërkohë shpejt presim një sasi edhe më të konsiderueshme. Janë 60 mijë doza të tjera që do të jenë këtu në prill, ndërsa nga Pfizer na vijnë 30 mijë të tjera po në prill. Do të lehtësojmë sezonin turistik ndërkohë që jemi gati që nesër të organizohemi së bashku me Kosovën për t’i dhënë mundësi mjjekëve të vaksinohen.”