Kylian Mbappe shënoi tre gola në fitoren e mbrëmjes të së dielës ndaj Monaco, e cila siguroi edhe matematikisht titullin kampion të Ligue 1 për gjigantët e “Parce des Princes”.
Njëri nga golat e talentit 20-vjeçar ishte mahnitës, sepse u finalizua pas një kundërsulmi rrufe dhe një sprinti nga mesi i fushës, një distancë prej 50 metrash.
Pas ndeshjes, televizioni francez mbikëqyri aksionin në fjalë dhe përllogariti shpejtësinë prej 38 km/orë të talentit francez, diçka e çmendur. Nëse do e krahasojmë me Sane, një nga lojtarët më të shpejtë të Premier Leagues, ai shpejtësinë maksimale që ka regjistruar është 35.48 km/orë, rekord i vendosur në sezonin e kaluar.
GOOOAL, Kylian Beast Mbappe, my god what a brilliant run all the way from defense. Tuchel ball in full flow as PSG win the ball back in defense and counterattack in full pace. Great assist from Moussa Diaby to Mbappe, and Mbappe doesn’t celebrate against his former club. #PSGASM pic.twitter.com/jpGxKqJ2YV
— footballnews (@footynews34) April 21, 2019
Gjithashtu me sprintin e djeshëm Mbappe ka kaluar edhe Usain Bolt i cili ka thyer rekord në 100 m. Rekordi i vendosur nga Bolt për 100 m ishte 9.58 sekonda dhe me një shpejtësi prej 44.72 km/h, ndërsa mesatarja e tij në gara ka qenë 37.58 km/h.