E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Mbanin muzikën e hapur pas orës 20:00, policia bën namin me gjobat

Policia nuk ka të ndalur me kontrollet, lidhur me respektimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Burimet zyrtare njoftojnë se uniformat blu kanë gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.

Gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 19 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20:00, apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë. Më konkretisht bëhet fjalë për 7 lokale në Tiranë, 4 lokale në Durrës, 4 lokale në Lezhë, 3 lokale në Vlorë dhe 1 lokal në Korçë.

Njoftimi

Policia e Shtetit – Kontrolle të shtuara në të gjithë vendin, për respektimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas kryerjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet intensive për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 19 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20:00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht:

– 7 lokale në Tiranë;
– 4 lokale në Durrës;
– 4 lokale në Lezhë;
– 3 lokale në Vlorë;
– 1 lokal në Korçë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lexo edhe :   Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 Janarin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Pas dy ditësh diskutime, parlamenti grek ka aprovuar më shumicë votash projektligjin me anë të të cilit, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga...

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me...

Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Basha shpreh dëshirën e...