E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Mbajtja e maskave me detyrim në rrugë/ Ish-ministri: Për mua është dënim me vdekje

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Referuar vendimit të ri të qeverisë, për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës kudo, si masë anti-Covid, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se kjo masë është si dënim me vdekje. Ai rrëfen problemet që ka me shëndetin, dhe se vendosja e maskës do ia vështirësonte edhe më shumë jetesën.

Manjani shprehet në Facebook se si pacient kronik mushkërish që është, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura, është e barabartë me dënim me vdekje. Atij i duket një vendim i nxituar. Në të njëjtën kohë mbështet vendimin në fuqi për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, ku rreziku është i lartë.

Statusi
Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje. Kur dal në mjedise të hapura përpiqet ti zgjedh që të siguroj ventilim maksimal mushkërive. Ndaj vendosja e një maske ma komplikon ndjeshëm këtë proçes të domosdoshëm natyral.

E ruaj veten sa më ska! Kam vite i mësuar me idenë e ruajtjes së vetes nga ndotja dhe virozat. Është afër mendsh të mendoj që policët apo qeveria e do shëndetin tim më shumë sesa unë vetë.

Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndalon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër! Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime.

Lexo edhe :   Basha: Koha nuk pret, plani ynë shmang katastrofën dhe mban njerëzit në punë

Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur. Njëkohësisht, nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë maskë ata që e kanë kaluar virusin?! Ata as japin e as marrin më virus.

Lexo edhe :   Me Metën dhe Ramën, e Majta jonë “klasike” mbyll ciklin

Ndaj ata që bëjnë rregulla e ata që i zbatojnë duhet të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit janë të mundur ti zbatojnë ato. E përsëris: maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit.

Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me…

Publiée par Ylli Manjani sur Samedi 10 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...