Mbajtësi i topave nuk përmbahet, godet futbollistin e Romës me top

Roma fitoi me përmbysje kundër Ajaxit në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës me rezultatin 1-2.

Holandezët kaluan në epërsi me golin e Davy Klaasen, por miqtë u rikthyen në pjesën e dytë duke fituar ndeshjen me dy gola nga Pellegrinit dhe Ibanez.

Një moment komik ndodhi në çastet e fundit, kur Calafiori i Romës nuk po nxitonte të kryente rivënjen ansësore dhe një nga mbledhësit e topave të stadiumit e goditi me top. Calafiori u ndëshkua me karton të verdhë.