E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

“Mbaje gjuhën brenda dhëmbëve”/Duma zihet me Ngjelën

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma është përplasur ashpër me avokatin e njohur Spartak Ngjela, në studion e emisionit ‘Open’, ku kryefjala ishte protesta e 13 prillit.

Debati mes Dumës dhe Ngjelës nisi pasi ky i fundit u shpreh se në protestë kishte persona që ishin paguar për të shkaktuar trazira, persona këta që mbanin maska në fytyrë.

DEBATI I PLOTË:

Ngjela: Ata persona janë me maska në fytyrë

Duma: Maska jote është më e rrezikshme se një maskë letre

Ngjela: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhëmbëve

Duma: Nuk e thua dot këtë për maskat në një media të madhe

Ngjela: Këto zonjë, janë të paguar

Po po vazhdo, jepi-jepi vazhdo analizën

Duma: Askush nga amerikanët nuk zbret nga avioni poshtë pallatit tënd, të tregoj ty strategjinë

Ngjela: Fjalët pa lidhje janë zhurmë

Me mua ruaju mirë, se nuk mund të flasësh për mua

Duma: Mbi të gjitha harron që i quan protestuesit të paguar

Ata vijnë aty zotëri, se nuk kanë asnjë mundësi

Ngjela: Nuk fshihet fytyra thash unë

Duma: Kudo në botë maskat kundragaz dhe ato që janë simbolike, për të treguar fytyrën e kryeministrit janë të lejuara

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...