E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Mbahen homazhet në nder të Moikom Zeqos në Muzeun Historik Kombëtar

Politikanë të shumtë dhe figura të tjera të njohura të njohura kanë bërë sot homazhet në nderim të ish-deputetit, intelektualit të shquar poliedrik, Moikom Zeqo.

Teksa shoqërohej nga zv/kryetarja, Vasilika Hysi dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi pasi takoi familjarët e Zeqos, la një kujtim të fundit në bllokun e vendosur në homazhe para Muzeut Historik Kombëtar.

Në ceremoni mori pjesë edhe ish-deputetja e PS-së, Arta Dade, e cila pohoi se ka qenë nder për të gjithë atë që e kanë njohur dhe e kanë pasur mik Moikom Zeqon.

“Ka qenë ndër për ne që e kemi pasur Moikomin mik. Ikja e një miku është e dhimbshme. Lë pa një zbrazëti që nuk do të mbushet për shumë kohë. Do na mungojnë bisedat që bënte, bisedat e ngrohta. Do ta mungojë Moikomi si njeri. Aq i ndjeshëm. Ai është një erudit, dhe nuk ka lëndë të veprimtarisë njerëzore që nuk ka një kontribut. Pasi do të na lërë një zbrazëtirë, si njeri i madh dhe si një shqiptar i madh. Ndaj ai do të kujtohet me respekt dhe dashuri, ashtu siç e meritonte. Kjo ceremoni, e rrallë për kohën që mbahet, tregon se Moikomin e donin”, tha ajo.

Pasi shkroi disa përjetime në librin e vendosur për të pranishmit, ministri i Diasporës, Pandeli Majko tha se Zeqo për të do të mbetet gjithmonë një mik.

“Ishte jo vetëm një politikan i mirë, por një njeri i mirë. Për mua ai mbetet shok, mik. Është pjesë e asaj kur flasim për grupin parlamentar të PS, kam në mendje grupin më të mirë që kemi pasur grupin 91-96. Ai ishte ndër më të veçantit e atij grupi. Se them se është rasti, por ai i tillë ishte. Jo vetëm ishte një politikan i mirë, por një njeri i mirë”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...