E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

Mazniku për darkën luksoze në Dubai: As menunë nuk e pamë, na e paguan arabët

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, ka folur në lidhje me darkën në restorantin luksoz të kuzhinierit turk Nusret në Dubai.

I ftuar në “Çim Peka LIVE”, Mazniku tha se ishte në darkë për të prezantuar disa projekte, sakaq ka shtuar se e gjithë darka ishte e paguar nga kompania që i kishte ftuar.

Ai u shpreh se nuk kanë parë as menunë e darkës dhe se porosia ishte bërë nga kompania.

Edhe unë nëse do kisha parë lajmet nga mënyra se si dukej dhe si është portretizuar darka në mënyrë të padrejtë, do isha revoltuar. E mirëkuptoj mërzinë dhe inatin që kanë kur informacioni del jashtë kontekstit. Ne shkuam si pjesë e një tentative të qeverisë për të sjellë në Shqipëri një investitor, të quajtur EMAAR Group. Ajo është një palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit. Po flasim për një investim që i kalon 2 miliardë euro. Kompania ka interes të afrohet edhe në qytetin e Tiranës dhe po shqyrton disa mundësi investimi.

Unë isha aty për të prezantuar disa projekte të mundshme në Tiranë. Zoti Mohamed Alabbar ka shpenzuar një ditë e gjysmë të tërë me ne. Ai nuk ishte në darkën e famshme sepse iu desh të lëvizte. Ishin të gjitha të ofruara nga kompania. Nusretin e takuam. Menynë nuk e pamë dhe as e porositëm sepse ishte porosi e kompanisë,” tha Mazniku.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Sot priten 11 mijë doza të Pfizer’/ Manastirliu: Ulet fasha e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit në ''Sheshin Skëndërbej'', deklaroi se tashmë është ulur...

Bie qeveria në Suedi/ Löfven, kryeministri i parë që rrëzohet nga parlamenti

Parlamenti i Suedisë ka mbështetur një votë mosbesimi ndaj kryeministrit të qendrës së majtë, Stefan Löfven. Ai bëhet kryeministri i parë që rrëzohet nga...

Teknologji/ Si transferohen numrat nga Android në iPhone shumë thjesht

Si transferohen numrat e regjistruar nga Androidi në iPhone duke përdorur një adresë e-maili në Google 1-Së pari sigurohu që kontaktet tuaja të jenë të...

Dorëheqja e Ruçit/ Zheji: E largoi Rama

Analisti i njohur, Artur Zheji deklaroi se kryeministri Edi Rama e largoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste, për të patur një...

Bie miti: Sipas FBI-së edhe kriptomonedhat janë të identifikueshme

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë, njoftoi se kishte zbuluar dhe konfiskuar pothuajse gati të gjitha bitcoin-et që ishin paguar në formën e...