E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Matematika që rrëzon Sali Berishën në betejën në PD

Nga: Ylli Pata

Sali Berisha nuk është njeriu që ka themeluar Partinë Demokratike, edhe pse e ka drejtuar për 30 vjet.

Ai madje ka një kontestim shumë të fortë, që nuk e ka fituar drejtimin e kësaj partie me votim demokratik. Është një diskutim që vijon sot e kësaj dite. Matematika e vitit 1991 kur u votua për kryetarin e PD-së, i jep Aleksandër Meksit fuqinë e kryetarit në vota. Berisha u emërua si logjikë jashtë rregullave.

E kjo logjikë ka shoqëruar polemikat gjithë këto vite, ku Berisha nuk është shikuar si njeri i statutit, por i pushtetit. Në një koncept si puna e Enverit në Partinë Komuniste, po që realisht ishin të kotë, pasi ai e udhëhoqi partinë.

E tani kur Saliu iku e Luli u zgjodh, kryetari nuk kishte vdekur ishte gjallë, madje aktiv.

Në panelet e darkës sot po diskutohet qartë pa asnjë droje, se nëse dëmokratët dalin kundër SHBA, për rastin e Berishës, atëherë nuk ka gjë, pasi është vullnet popullor.

Sali Berisha është njeriu, politikani që është ndëshkuar nga SHBA, e si i tillë ai i shkon demokratëve për t’i kërkuar votëbesim e në fund e fiton, e ka hallall Partinë Demokratike.

Por Berisha nuk e kërkon votbesimin si të tillë, edhe pse mbështetësit e tij këtu e mbajnë vrapin. Arjan Çani e quan luftë kundër Gringove, Shkullaku luftë ndaj amerikanëve, po kjo matematikë deri sot nuk është shfaqur.

Sali Berisha në qarkun Tiranë, ku ka kandiduar për deputet, ka marrë vota më pak se Ervin Salianji në Korçë.

Madje më pak sesa Ori Nebiaj. Mirë do thoshte dikush, po doktori nuk se bëri fushatë, ndryshe nga Ori e Ervini. Po lideri historik nuk është njeri i lobeve apo i grupeve të interesit. Logjikisht duhet të jetë një person që mbledh palët, i bashkon.

Lexo edhe :   Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Sali Berisha sot nuk po i bashkon, por fabulën e ndan: me mua apo me Lulin, për arsye të vendimit të Bashës. Por cila është matematika që i jep Berishës një favor, një shans.

Lexo edhe :   Foltorja, një terapi kolektive që Doktori u ofron demokratëve

Deri tani kemi vetëm zhurmë dhe tym. Asnjë të dhënë të saktë; të paktën në logjikën e numrave. Berisha, ka anëtarë e Basha struktura, po kush e ka bazën.

Do ta shohim, por Sali Berisha rastin e pati më 25 prill e mori vota më pak se Ervin Saljanji…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...