Kronikë

Maskat grabisin dhe lidhin familjen e biznesmenit në Durrës

               Publikuar në : 21:30 - 12/01/19 lm

Mbrëmjen e sotme disa persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

Nga të dhënat e para thuhet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT