Gjykata e Tiranës ka vendosur që të zbusë masën e sigurisë për ish-asistenten e ish-ministres Milena Harito.
Amarilda Leka është liruar, duke u dërguar në “arrest shtëpie”. Sipas gazetares Klodiana Lala, vendimi është marrë pak javë më parë nga gjykata e Tiranës.
Leka akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit, duke u hequr si gjyqtare apo juriste. Ajo arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje, duke u hequr si juriste e Gjykatës së Lartë. Ajo i premtoi të burgosurit se do të ndikonte në lirimin e tij.
E reja, nga Përmeti por me banim në Tiranë, Amarilda Leka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrim rreth 24.500 euro familjarëve të një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit.