Kronikë

Mashtronte biznesmenët për leje ndërtimi duke u hequr si Rama, dënohet me burg 42-vjeçari

               Publikuar në : 17:24 - 22/08/19 Enno

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vite burg, Klodian Cirunën, 42-vjeç, pasi ky i fundit mashtronte njerëzit duke u prezantuar si mik i kryeministrit Rama, djalit të tij dhe drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës.

Ciruna u dënua në qershor por e apeloi vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar pafajësi te ajo e Apelit. Ai ka mashtruar 3 persona, konkretisht , biznesmenët Luan Duraj dhe Petraq Koka, si dhe italiani Tomasso Schiavon.

Klodian Ciruna bashkë me disa familjarë kanë mashtruar italianin duke i premtuar një apartament 30 mijë e 300 euro, ndërkohë që ende sot nuk është bërë pronar i kësaj banese.

Nga ana tjetër Ciruna ka mashtruar Petraq Kokën, duke i premtuar se do ta ndihmonte për të nxjerrë një leje ndërtimi.

Në total, këtij personi i kam dhënë 225 mijë e 500 euro dhe isha në pritje vetëm të daljes së lejes ndërtimore. Por kur leja po vonohej, unë kam filluar sms-të me të gjithë numrat që disponoja që më ishin prezantuar si personat që do të më zgjidhnin punë”, u shpreh Petraq Koka.

Pas presionit që kishte ushtruar biznesmenit i ka ardhur një mesazh në telefon, ku dërguesi prezantohej si Kryeministri Edi Rama dhe i thoshte të mos i dërgonte mesazhe kërcënuese djalit të tij Gregor Ramës.

Në emër të këtij të fundit i ishin dërguar mesazhe më herët. “Pse më kërcënon djalin etj., unë jam Edi Rama”, shkruhej në mesazh sipas biznesmenit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT