E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Mashtrimi i turkut/Skandali me bosin e kriptomonedhës, arrestohet kunata e Ozer

Zhvillime të reja janë raportuar nga mediat turke, në lidhje me kapjen e Faruk Ozer. Policia turke e shqiptare është vënë në lëvizje për kapjen e bosit të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer, por deri më tani ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij. Teksa dukej se shpresat ishin shuar për arrestim e tij, bëhet me dije se në pranga është vënë kunata e Faruk Ozer. Nga frika është vetëdorëzuar në polici dhe punonjësi i bosit turk.

Sot është vënë në pranga Zuhal Ozer, gruaja e Guven Ozer, vëllai i CEO të arratisur të kompanisë turke, Faruk Fatih Ozer. Po kështu, një punonjës i kompanisë është vetëdorëzuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Bosi i kriptomonedhave turke, dyshohet se ndodhet në Shqipëri, duke iu fshehur autoriteteve turke. Me anë të kompanisë së tij, “Thodex”, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.

Valë arrestimesh për kapjen e Faruk Fatih Ozer

Në Turqi vijojnë kërkimet për këdo që ka qenë pjesë e këtij rrjeti. 82 persona janë arrestuar nga Kryeprokuroria Publike e Anadollit, 6 të dyshuar, duke përfshirë vëllezërit e arratisur të Faruk Fatih Ozer, vëllezërit Guven Ozer dhe Serap Ozer. Një ditë më parë është prangosur Rana Azap, punonjësja e kompanisë përgjegjëse për financat. Bëhet e ditur se Azap ka dhënë ditën e djeshme një dëshmi në zyrën e prokurorit.

Mashtrimi më i madh në shtetin turk

Mediat turke kanë raportuar më herët se pasi është larguar në drejtim të vendit tonë, ai është ndihmuar nga persona të mafies, të cilët mund ta kenë fshehur 27-vjeçarin. Policia shqiptare e cila po e kërkon Ozerin bashkë me 4 grupe të efektivëve që kanë mbërritur në vendin tonë nga Turqia, ende nuk ka lokalizuar vendndodhjen e tij. 27-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi përmes kompanisë së tij Thodex ku kishin investuar rreth 400 mijë persona, arriti të merrte 2 miliard dollarë, mashtrimi më i madh në shtetin turk.

Si erdhi bosi turk në Shqipëri? Vendet ku ka qëndruar

Ozer ka fluturuar për në Tiranë me një biletë me një drejtim që e bleu nga një kompani ajrore shqiptare. Në Rinas, ai besohet se u prit nga një çift shqiptarësh me të cilët kishte krijuar kontakte gjatë një vizite që ata kishin zhvilluar më herët në Turqi. Me mbërritjen në Tiranë, turku Ozer ka qëndruar në 4 pika të ndryshme.

Fillimisht u vendos në një hotel pranë “Zogut të Zi”, duke prenotuar për 3 netë, por nga ku u largua natën e dytë pas përhapjes së shpejt të lajmit se ai ishte i kërkuar në Turqi dhe se ishte përfshirë në listën e kuqe të Interpolit. Sipas mediave turke, ai u fsheh në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë, e cila besohet se ka qenë shtëpia e çiftit shqiptar që e priti në Rinas.

Ozer nuk qëndroi shumë aty, pasi u zbulua nga autoritetet dhe u transferua në një tjetër shtëpi, kësaj here në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Me dyshimin se ishte zbuluar sërish, turku i kriptomonedhave u largua edhe prej aty, për t’u strehuar në një adresë të re në zonën e “21 Dhjetorit”, ku edhe ka humbur gjurmët.

Faruk Fatih Ozer, ndodhet ende në Shqipëri?

Me gjasë, ai mund të ndodhet ende në Shqipëri, me synimin për t’u arratisur në një prej vendeve të Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe Bosnja./Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...