Masat e reja anti-covid/ Ja ora e re policore që do propozojë Komiteti Teknik

Ditët e fundi ka pasur një shtim tepër të lartë të rasteve me Covid-19, të vdekjeve dhe shtrimeve në spital. Për këtë arsye, kryeminstri Edi Rama deklaroi se ditën e nesërme do të fillojnë masa më shtrënguese, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Ndërkohë, burime për ”Report Tv”, bëjnë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për orarin e kufizimit të lëvizjes. Ky orar pritet të konfirmohet dhe nesër në daljen që do të bëhet për masat e reja kufizuese.

Në 24 orët e fundit, u regjistrua numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, për periudhën 24 orëshe. Nga 4.562 rezultuan pozitivë 1.239 persona.

Betejën me virusin nuk arritën ta fitonin edhe 16 qytetarë, teksa spitalet covid po përballen me një mbingarkesë, pasi aktualisht po trajtohen 471 pacientë.