Masat anti-covid/ Shqipëria mbyllet nga ora 18:00? Flet Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, njëherësh edhe anëtari i Komiteti Teknik, Skënder Brataj ka komentuar për takimn on line të zhvilluar me mjekët e rajonit për situatën antiCovid.

Në ”News24”, ai u shpreh se mund të rishikohen masat antiCovid nëse situata shkon drejt përkeqësimit.

Skënder Brataj: “Ishte takim shumë pozitiv, me pjesëmarrje nga kolegë nga të gjitha vendet e botës. Terapia nuk është se ndryshon shumë nga një vend tjetër i botës. Unë e kam thënë dhe e them që të gjendet një mënyrë bashkëpunimi konkret si të ardhjes së këtyre kolegëve dhe dërgimit të kolegëve këtu për bashkëpunim. Prandaj edhe me diasporën unë dua gjëra konkrete, duhet të realizojmë projekte konkrete”.

I pyetur nëse do të ndryshojë ora policore, Brataj u shpreh se tre ditët e fundit shifrat janë disi konstante.

Skënder Brataj: “Në dy apo tre ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra po arrijmë në atë fazën e sheshtë, më pas nis zbritja. Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Po diskutohet për masa të tjera, po bëjmë të njejtën gjë si vnedet e tjera. Do të shohim së shpejti situatën dhe do vendosim. Nëse ka përkeqësim nuk mund të tolerojmë situatën. Kritike për mua është edhe pranvera”.