41-vjeçari shqiptar, Mane Driza ka dalë sot para gjykatës në Britani të Madhe, ku i është dhënë dënimi “burg i përjetshëm”.
Shqiptari i njohur me nofkën “Tony Montana”, akuzohet për vrasjen e mikut të tij Stefan Bledar Mone, të cilin e goditi 120 herë me thikë, në qershor të vitit 1999. Ngjarja ka ndodhur në apartamentin e viktimës, kur Driza ishte 21 vjeç dhe punonte në ndërtim.
Driza ka deklaruar se ka sulmuar atë, pasi mendonte se i kishte vjedhur unazën e martesës.
Shqiptari u kishte kërkuar miqve të tij t’i blinin një thikë pasi do të vriste shokun e tij shqiptar.
Pasi e masakroi me dy thika, “Montana” u arratis për në Itali dhe u arrestua në Siçili nga policia britanike në vitin 2000. Trupi i viktimës u gjet nga e dashura e tij 6-muajshe shtatzënë.