E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Masakrimi i çiftit Pasho, arrestohet ish-e dashura e djalit të tyre (Video)

Arrestohet ish-e dashura e djalit të çiftit shqiptar të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor. Mëngjesin e sotëm është arrestuar Elona Kaleshi, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

Dyshohet se ajo ka qenë personi i fundit që ka parë çiftin Pasho. Vajzat e çiftit Pasho, Vitorja pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, por kjo e fundit e ka kundërshtuar.

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, më pas janë masakruar, dhe trupat e tyre u vendosënnë katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave, Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune.

Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes, trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, ndaj dhe ekspertët besojnë se mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...