E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Masakra në Peqin/Një prej të arrestuarve është djali i xhaxhait të viktimës

Detaje të reja të rënda janë hedhur në dritë sa i takon ekzekutimit të Albi Bashaliut mëngjesin e 27 dhjetorit në Peqin. Sipas “News24”, një prej të arrestuarve si bashkëpunëtorë të autorëve është Veiz Bashaliu, djali i xhaxhait të viktimës.

Në pranga gjithashtu ka rënë edhe 30-vjeçari Mikel Xhaja, i cili është banor i fshatit Gjoçaj, aty ku u vra dhe Albi Bashaliu.

Ata kanë ndihmuar autorët e krimit për të organizuar vrasjen dhe për t’u larguar nga vendngjarja, duke penguar dhe hetimet e policisë.

Atentati ka qenë i mirorganizuar, pasi autorët janë kujdesur të kryejnë porosinë, duke mos lënë gjurmë. Dy autorët e përfshirë në krim, kanë pasur dijeni për lëvizjet e 32-vjeçarit në zonë.

Veiz Bashaliu dhe Mikel Xhaja akuzohen se kanë penguar hetimet e policisë, e kanë fshehur detaje të krimit. Veiz Bashaliu, djali i xhaxhait të viktimës dhe është arrestuar pasi nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen.

Ndërkohë personi tjetër i arrestuar, Mikel Xhaja, në një përgjim ambiental ka folur duke theksuar, ”çfarë na duhet ne, më mirë themi s’kemi parë e as kemi dëgjuar gjë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...