E martë, 27 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Masakra në lumin Erzen/ “Jam unë ky fytyra… Arto, ti vazhdo punën!”

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Në Mars të vitit 2019 emisioni “Stop” transmetoi rastin e “Gurores Kurti”, e cila gërryente shtratin e lumit Erzen, duke shkaktuar një masakër në mjedis.

Sot, pas dy muajsh, asgjë nuk ka ndryshuar dhe gurorja vijon punën e qetë. Grupi i xhirimit të “Stop”, gjeti në punë ekskavatoristin dhe kamionistin e gurores së Lufti Kurtit.

Gazetarja: Si kalove, si je? Zotëri ndaloje pak makinën. Para disa kohësh emisioni “Stop” e denoncoi këtë rast, inspektorati ngriti grupin e punës dhe u ndaluan punimet, pse keni filluar prapë zotëri? Ju jeni punëtor, normalisht. Keni leje?

Punëtori 1– I ka me letra!

Gazetarja: Si kalove? Ti kush je?

Punëtori 2– Është  t’u ardh pronari me sjell letrat. Është t’u pru letrat, fol ai, s’fol unë!

A ka një leje mjedisore Gurore Kurti? Pronari urdhëron punëtorët, që të vazhdojnë punën.

Pronari Lutfi Kurti- Unë jam pronari i firmës!

Gazetarja- Odeta Gjevori! Juve quheni?

Pronari Lutfi Kurti- Po! Lutfi Kurti!

Gazetarja- Juve keni marrë leje për këtë zonën, që po gërryeni këtu?

Pronari Lutfi Kurti- Në radhë të parë njëherë, kam licencën, jam unë ky fytyra: “Prodhim inertesh, tregtim të tyre.”

Gazetarja- Kuptoj! Autorizimi administrativ, lejen?

Pronari Lutfi Kurti- Republikia e Shqipërisë e Ministrisë së Mjedisit!

Gazetarja-Po!

Pronari Lutfi Kurti- Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Drejtoria e Vlerësimit Mjedisor!

Gazetarja- Po pra, po! Këtu thotë…shihe: “AKM-ja, pas përfundimit të procedurës paraprake të VMN-së, vendosi, që ky projekt nuk duhet t’i nënshtrohet procedurës së VNM-së.” Unë nuk e di çfarë është VMN-ja, por ka një “nuk”. Ku e ke? Ku e ke? Më lexo një fragment, që Inspektorati i jep zotit Kurti leje!

Pronari Lutfi Kurti- A t’i marr, t’i t’i…?

Gazetarja- Fol me juristin tënd, fol me kë të duash ti, me një më të zgjuar dhe thuaji, ku e kam lejen? Fol me inspektorin, që ty të paskërka pajis me leje! Unë nuk shoh leje aty. Ti je pa leje këtu! Zotëri, më jep një leje mjedisore, për këtë, që po gërryen këtu!

Pronari Lutfi Kurti- Unë lejen e kam këtu edhe me fotografi, “Kurti Sh.p.k”, Ndroq!

Gazetarja- Ajo është fotografi. Lexon leje mjedisore, or zotëri? Ku e ke lejen mjedisore? Është pezulluar puna këtu, pse ke filluar prapë me këtë kamionin?

Pronari Lutfi Kurti- Kush e ka pezulluar? Ti?

Gazetarja- Jo! Inspektorati i Mjedisit!

Pronari Lutfi Kurti- Kush?

Gazetarja– Pas denoncimit në emisionin “Stop” kanë pezulluar punimet, në mars të 2019-ës. Sapo është transmetuar kronika e Stopit.

Pronari Lutfi Kurti- (urdhëron kamionistin) O Arto, ti vazhdo punën! Këto, të filmojnë dhe të shkojnë të ankohen tek Ministria e Mjedisit!

Gazetarja- Jo, ne do të shkojmë të ankohemi me këtë video, do ta cojmë!

Pronari Lutfi Kurti- Jo, jo çoje atje motër, ke të drejtën tate!

Gazetarja- A ke leje mjedisore? A ke leje, që ti po punon, po gërryen shtratin e lumit?

Pronari Lutfi Kurti- Nuk kam leje!

Gazetarja- S’ke leje?

Pronari Lutfi Kurti- Jo!

Pavarësisht që ky subjekt nuk ka një leje mjedisore, puna vazhdon normalisht. Ekskavatori dhe kamioni janë në punë.

Po ku janë institucionet? Me siguri flenë. Epo ky është Albaniastani, ku pa një leje mjedisore mund të gërryesh shtratin e çdo lumi.

Me pamjet e marra nga vendi i ngjarjes, gazetarja e “Stop” iu drejtua komisariatit nr. 6 dhe aty pati një komunikim me shefin e zonës, Isa Ahmeti.

Gazetarja- Tani, ju si Komisariat, çfarë pune keni bërë?

Oficeri Isa Ahmeti- Janë kry veprimet hetimore atje, për shfrytëzimin e kësaj pjese, dhe  i është bërë shkresë Ministrisë së Mjedisit, nëse zotëria është i licencuar për këtë aktivitet apo jo.

Gazetarja e “Stop” më pas iu drejtua Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, pikërisht këtu ku lëshohen lejet mjedisore.

Drejtori i Vlerësimit të Mjedisit- U zgjidh problemi, që kishim bashkë ne? Erdhët, morët informacion.

Gazetarja- Po ka fillu prapë! Ka fillu prapë!

Drejtori i Vlerësimit të Mjedisit- Të falenderoj shumë për këtë mision, që ke! Sinqerisht, i shërben të gjithë njerëzimit, të gjithë komunitetit, e merr vesh ti, të gjithë grupeve të interesit i shërben. Shumë faleminderit!

Gazetarja- Ju lumshin këmbët, që keni ardhë! Ju lumshin këmbët, që keni ardhë pra! Po të lutem tani!

Drejtori i Vlerësimit të Mjedisit- Jo, avash…shumë faleminderit, po po patjetër!

Gazetarja- O zotëri! A e pe këtë videon, eskavatorin këtu tek shtrati lumit…?

Drejtori i Vlerësimit të Mjedisit- Më fal, ke një ligj për mediat?

Gazetarja- Si? Nenin  4, “E drejta e Informimit, Interesi Publik”, unë prandaj kam ardhur!

Drejtori i Vlerësimit të Mjedisit- Atëherë me shkrim! M’u drejto me shkrim, do ta jap me shkrim!

Gazetarja- Kaq i jashtëm je? Nuk të krijoi fare impakt kjo video, që unë po ta sjell si “Stop”?

Drejtori i Vlerësimit të Mjedisit- Mund ta mbyllim tani?

Gazetarja- Po ta sjell në tavolinë, media. Reago të paktën!

Drejtori i Vlerësimit të Mjedisit- Nuk e njoh si situatë!

Gazetarja– Të lutem, reago!

Drejtori i Vlerësimit të Mjedisit- Nuk e njoh situatën…

Gazetarja- Të përshëndes!

Drejtori i Vlerësimit të Mjedisit- M’u drejto me shkrim! Ju falenderoj shumë!

Duke qenë se pamjet e emisionit “Stop” nuk i krijuan impakt AKM-së, atëherë ne po i lëmë një shkresë zyrtare. Dhe kthim përgjigjja nga ky institucion është që “nuk është pajisur me leje mjedisore”. Për këtë rast gazetarja i drejtohet edhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit.

Inspektori Elton Caslli- Do merret masë! Do dënohet, në qoftë se nuk ka leje!

Pas sinjalizimit të emisionit “Stop”, i menjëhershëm që edhe reagimi i inspektoratit shtetëror të mjedisit, i cili erdhi këtu në terren dhe “Gurorja Kurti” nga dita e djeshme ka përparuar në gërryerjen e terrenit. Sapo u futëm në zonën e Zhurit, grupi i xhirimit i “Stop” i shoqëruar nga inspektorët e Inspektoratit shtetëror të Mjedisit kapën në flagrancë edhe ditën e sotme kamionin e gurores.

Pas inspektimit në terren, faza e dytë është kontrolli fizik i subjektit. Dhe pas këtij kontrolli, subjekti u kap në shkelje.

Inspektori Elton Caslli- S’ka letra! S’ka leje shfrytëzimi!

Gazetarja- Po!

Inspektori Elton Caslli– Në këtë rast merret masë administrative!

Masa që ky Inspektorat i ka vënë subjektit është 20 milionë lekë të vjetra, deri në pezullim.

Gazetarja– Tani, sa do t’ia vendosni masën administrative?

Inspektori Elton Caslli- 20!

Gazetarja– 20 milionë lekë?

Inspektori Elton Caslli- 20 milionë lekë edhe pezullim aktiviteti./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...