E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Masakra në Fier/ Rama: Barbari të marrë dënimin më ekstrem që ekziston!

Një ngjarje makabër ka ndodhur dje në Fier, ku një 8-vjeçar është rrëmbyer dhe më pas është vrarë. Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Greçalli, ndërsa në pranga ka rënë 38-vjeçari Klodian Çalamani.

Fëmija është denoncuar i zhdukur nga F.V. nëna e 8-vjeçarit rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë. Policia kishte marrë informacion se 38-vjeçari ishte personi i fundit që kishte pasur kontakte me të miturin, dhe në momentin që efektivët i kanë shkuar në banesë, ai është parë i shqetësuar.

Ja çfarë njoftonte policia

“Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V. se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur. Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë. Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj”, njofton policia.

Pas gjetjes së trupit, do të bëhet kqyrja e trupit të fëmijës, që të zbulohet se nga çfarë i ka ardhur vdekja. Grupi hetimor ka nisur hetimet, nëse 38-vjeçari ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtor, teksa fqinjët e kanë përshkruar autorin si një njeri problematik në lagje.

“Më shau”, ky ka qenë justifikimi i Klodian Çalamanit për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier. Ai ka rrëfyer para bluve të gjithë skenën e krimit. 38-vjeçari u ka thënë hetuesëve se i mituri e kishte sharë, ndaj e kishte goditur me lopatë në kokë dhe trup duke e lënë të vdekur në vend. Vrasjen e të miturit e ka kryer në oborr, pranë portës kryesore, e më pas e ka zhvendosur trupin në brendësi për ta mbuluar. Gjatë procesit të marrjes në pyetje autori ka shfaqur shenja paqëndrueshmërie mendore. Siç kanë deklaruar fqinjët, ai ishte përdorues i alkoolit, jetonte vetëm si dhe ishte i papunë.

Lexo edhe :   Halla e Mateos: S’ia kemi djegur ne shtëpinë Klodianit, ai s’ka vepruar vetëm

Rama: Të marrë dënimin më ekstrem që ekziston

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me ngjarjen horror të ndodhur dje në Fier, ku u vra dhe gropos një 8-vjeçar nga Klodian Çalamani.

“Pas ngjarjes tragjike të ditës së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur, por mbi të gjitha mbetet e pa ngushëllueshme për familjen, humbja e vogëlushit Mateo. Kjo nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në mendjen dhe zemrën e nënës dhe babait, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe kapjes nga policia e shtetit, gjendet sot prapa hekurave.

Lexo edhe :   Rama "ngre traun", hapet zyrtarisht "Rruga e Arbërit" (VIDEO)

Një nga ato ngjarje që të lë pa fjalë, duke shqyrtuar gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe kështu për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës.

Vëllazërisht i shpreh ngushëllimet prindërve, familjes, të afërmve, të vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme. Por sidoqoftë fjalët mbeten dhe pjesa tjetër i takon drejtësisë, e cila në këtë rast duhet të jetë e shpejtë dhe në lartësinë e nevojës së të gjithë opinionit publik për një reagim me vendimin më ekstrem të parashikuar nga ligji i Republikës së Shqipërisë.

E pata të pamundur të shkruaj një tekst mbi këtë ngjarje, dhe kjo është arsyeja që m’u duk më e udhës të bëja një konferencë në prag të nisjes së vizitës në Romë, në bisedimet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Italinë”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...