Kronikë

Masakra në familje/Fqinjët të shokuar: Familje model

               Publikuar në : 09:45 - 12/02/19 M. S

Gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj, vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi. Ngjarja e rëndë është shënuar në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krismat, kanë njoftuar policinë.

Në banesë ka qenë edhe vajza e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Vajza e mitur është marrë nga prindërit e viktimës pas ngjarjes.

Çifti ka një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e ndjerë çdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Fqinjët shprehen se familja nuk kishte probleme, dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame, dhe gruaja ishte e mbuluar me shami. Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.

Fotot/Gardisti besimtar vret gruan me armën e shërbimit

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT