E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Masakra në Astir/Targat e Audit të Mihasit ishin ndërruar katër herë në dy muaj

Larja e hesapeve dhe hakmarrja janë dy ndër pistat më të besueshme ku janë përqëndruar hetimet, për atentatin në Astir me dy viktima.

Masakra ndodhi më 13 nëntor, ndërsa mësohet se targat e Audit 52 mijë euro të Erigers Mihasit ishin ndërruar katër herë në dy muaj.

Makina tip Audi A7 me vlerë 52 mijë euro në pronësi të viktimës Erigers Mihasi i ishin ndryshuar katër herë targat. Automjeti luksoz kishte ardhur nga Gjermania, dhe në harkun kohor të dy-muajve i janë vendosur katër targa të ndryshme.

Më konkretisht: në muajin korrik, targat e mjetit ishin AB 024 DO; në muajin gusht ishin AB 555 DG. Sërish në muajin gusht u ndryshuan në AB 924 EH dhe së fundmi në muajin shtator AB 008 EM. Dy shkronjat e fundit të kësaj targe janë edhe inicialet e identitetit të Erigers Mihasit.

32-vjeçari lindur dhe banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal ishte i skeduar si një prej anëtarëve të grupit shoqëror të Ervis Martinajt. Që nga viti 2018 dhe deri në datën 13 nëntor, rezultojnë të eliminuar katër anëtarë të grupit të Ervis Martinajt, mes tyre dhe Erigers Mihasi. 32-vjeçari që ishte shënjestër e atentatit të së shtunës kishte një ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ku udhëtonte herë pas here.

Erigers Mihasi ka qenë në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga plumbat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...