E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Masakra e Velipojës/ Lihen në burg mjekët e QSUT-së dhe infermierja

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj. Arrestimi i tyre erdhi pasi kishin pranuar para ryshfet për të kryer operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dyli, i cili mbeti i plagosur në vrasjen e katërfishtë në Velipojë. Ndërsa për babain e tij, Fatbardh Dyli gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.

Mjeku Ervin Sulaj ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti, duke thënë se ai dhe kolegu i tij janë marrë vetëm me operacionin e të plagosurit Elmidin Dyli. Ndërkohë mjeku tjetër kirurg Serdi Memini ka munguar në seancë, për shkak se është i shtruar në spital në Tiranë dhe nuk është në gjendje shëndetësore të mirë, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.

Avokatët mbrojtës të dy mjekëve kërkuan që ndaj të dyshuarve të mos caktohet asnjë masë sigurimi dhe madje të cilësohet i paligjshëm arrestimi i tyre, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë duke i lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...