E hënë, 18 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Masakër në Gjermani, 9 të vrarë e disa të plagosur

Dy sulme të armatosura kanë tronditur mbrëmjen e djeshme Gjermaninë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Hanau, ku 9 persona janë vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave gjermane, të shtënat me armë ndodhën në dy lokale nga i njëjti person.

Sulmi i parë ndodhi në lokalin ‘Midnight shisha bar’ në qendër të qytetit, ndërsa i dyti në ‘Arena Bar & Cafe’ në një lagje tjetër. Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Autori i dyshuar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, së bashku me trupin e një personi të dytë. Policia thotë se nuk ka autorë të tjerë, dhe se hetimi po vazhdon.

Gazeta “Bild” raporton se autori i dyshuar ishte një shtetas gjerman. Arsyet e sulmeve me armë janë të paqarta.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Viti i ri akademik nis me tensione, studentët përplasen me policinë në Tiranë

Studentët u rikthyen sot në auditore, por me disa kushte të cilat janë bërë publike pak ditë më parë nga rektori i Universitetit të...

Si u përgjysmuan në tetë vjet humbjet në sistemin energjitik shqiptar

Nga: Ilir Beqaj Prodhimi i energjisë elektrike në vite Vihet re që nga viti në vit ka luhatje të ndjeshme të energjisë elektrike të prodhuar në...

“U lodha, nuk dua të më shohë mami”, Semi shpërthen në lot para Donaldit

Semi ka patur një moment të tensionuar, pas izolimit brenda një shtëpie të monitoruar me kamera 24 orë. Shkëputja nga jeta e përditshme, duket...

Aksident i pesëfishtë në Durrës

Një aksident i pesëfishtë, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës. Një mjet me targa italiane, ka...

Bora Zemani shuan heshtjen për raportin mes Semit dhe Donaldit

Prej startimit të "Big Brother VIP", shumë është aluduar për një pëlqim të mundshëm ndërmjet Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt. Mediat rozë kthyen në...