E mërkurë, 27 Janar, 2021
8 C
Tirana

Masa shtesë për protestën/Përforcohet skela para Kryeministrisë, instalohen kamera sigurie

Protestat e njëpasnjëshme nga ana e opozitës kanë shkaktuar jo pak dëme, e po kështu edhe shumë njerëz janë lënduar. Hyrja e Kryeministrisë ka marrë një tjetër pamje, e po kështu kamerat janë shtuar në lidhje me protestën vendimtare që do mbahet prej opozitës së bashkuar. Protesta është paralajmëruar të shtunën në orën 11:00, ndërsa në tubimet e mëparshme të mbajtura në Tiranë, Policia ka angazhuar nga 1 mijë deri në 1500 efektiva për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Në hyrjen e Kryeministrisë është përforcuar skela që shërbeu më 16 shkurt, për të penguar protestuesit e opozitës, të cilët tentuan të hyjnë brenda godinës së qeverisë. Përpos përforcimit të skelës, Policia dhe Garda kanë vendosur dhe kangjella të tjera, për të siguruar perimetrin rrethues të godinës qeveritare. Policia e Shtetit ka instaluar dhe 4 kamera të tjera sigurie me pamje 360 gradë, të cilat do të mundësojnë filmimin e aktivitetit të protestuesve, bën me dije “Ora News”.

Masat shtesë

Prej orëve të para të ditës janë parë punëtorët që të cilët janë marrë me skelën, e po kështu është zgjeruar edhe perimetri rrethues me kangjella.

4 kamera sigurie para godinës së Kryeministrisë

Policia e Shtetit ka instaluar dhe 4 kamera sigurie para godinës së Kryeministrisë, të cilat do të shërbejnë për të identifikuar protestuesit me anë të zmadhimit. Kamerat rrotulluese që filmojnë 360 gradë, janë vendosur në katër kënde të ndryshme, dy nga krahu i Kryeministrisë dhe dy nga krahu i Kryesisë së Kuvendit.

Lexo edhe :   Një opozitë pa program, që i ka humbur busulla

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Misteret e pasurisë së Maradonës, zbulohen dy kasaforta në Dubai

Vlerësimi i saktë i pasurisë së legjendës argjentinase, Diego Maradona, në momentin e vdekjes së tij, më 25 nëntor 2020 është ende i vështirë....

Moscertifikimi i Kurtit, Vetëvendosja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme

Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për moscertifikimin e...

Nusreti në telashe, policia e heton për videon e publikuar në rrjetet sociale

Shefi i kuzhinës më i famshëm në botë, Nusret Gokçe, po hetohet nga policia në vendin e tij, pas një videoje që ka publikuar...

Dalim për një kafe andej nga mbledhja

Nga: Frrok Çupi Kafja duket se është shtruar me mermerin e famshëm të Muhurit, por nuk ka ngrohje. Pesë a gjashtë burra kanë ardhur për...

Britani: Shtyhen masat anti-covid edhe për 3 javë, shkollat mbeten të mbyllura

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson deklaroi se nuk ka shpresë për ndonjë lehtësim të bllokimit për tre javë të tjera, duke përjashtuar...