E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Masa ekstreme në prag të protestës, dyert e Kryeministrisë saldohen me llamarina

Policia e Shtetit ka marrë masa ekstreme për protestën e sotme, e paralajmëruar si më e madhja e opozitës nga Basha e Kryemadhi.

Siç duket edhe nga fotot, dyert e Kryeministrisë janë salduar me llamarina gjatë natës, për të shmangur incidente të tilla si në protestën e 16 shkurtit, ku disa protestues dëmtuan dyert me mjete të forta.

Tek rrethimi metalik do vendoset brezi i parë i policisë, të paarmatosur, të pajisur vetë me maska kundragaz. Në terren kanë zbritur zyrtarët më të lartë të policisë, pjesa e lulishteve para Piramidës është rrethuar po ashtu.

Kamera sigurie ndodhen në të gjitha shtyllat e ndriçimit përballë Kryeministrisë, ku vetëm në një shtyllë janë instaluar të paktën 3 kamera sigurie.

Po ashtu, gjatë protestës mund të ketë fjalime teksa në rrugë tashmë po vendoset një podium.

Edhe te Ministria e Brendshme ndodhen forca të mëdha policie, ndërsa ministritë e tjera nuk janë në ruajtje./ Tirana Today

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...