E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Martohet MC Kresha, ja kush është bukuroshja që i ka ‘vjedhur’ zemrën

Tashmë është zyrtare se reperi MC Kresha do t’i japë fund beqarisë këtë të diel. Duket se zërat që qarkullonin së fundmi për reperin, kanë qënë të vërteta.

Ai do të martohet me Erzina Shehun, zbulon ‘Prive.al’ dhe gjithçka është menduar në një ceremoni tejet private, me rreth të ngushtë të të ftuarve.

Të ftuarve u është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve, apo fotografive nga festa.

Reperi pranoi publikisht se ishte i dashuruar, kur ishte i ftuar me mikun e tij Lyrical Son në “Klanifornia”. Kresha në shtator festoi 35-vjetorin. Reperi shtatlartë është shprehur se pasionet e tij janë muzika dhe futbolli.

MC Kresha ka dhjetëra e dhjetëra hite, por përveç këngës “Era”, ka rrëmbyer zemrën e publikut me bashkëpunimin me Fifin në “Kënga Magjike 2018” me këngën “Psikopatja jote” dhe klipin e fundit me Art Abazin, me titull “Enigmë”.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...