Të Gjitha

Martin Laurello, akrobati që e kthente kokën 180 gradë prapa


               Publikuar në : 20:27 - 04/12/19 M S

Martin Emerling, i njohur ndryshe si Martin Laurello, lindi në majin e vitit 1885. Ai habiti mbarë botën me aftësinë e tij unike për të kthyer kokën 180 gradë prapa, pa lëvizur trupin.

Ndërsa nuk është shumë e qartë se si e kryente këtë veprim të pazakontë, pa thyer qafën dhe humbur jetën. Por mjekët mendonin se ai kishte lindur me një shtyllë kurrizore të veçantë, që e lejonte një rrotullim të tillë.

Me origjinë gjermane, Martin Laurello emigroi në SHBA në vitin 1921, së bashku me disa njerëz të tjerë që vuanin nga e njëjta simptomë. Ai kaloi 3 vjet duke praktikuar me përdredhjen graduale të kokës, derisa më në fund ia doli që ta kthente plot 180 gradë.

Laurello punoi me shumë grupe cirku. Gjatë kohës që përdridhte qafen, ai nuk ishte në gjendje të merrte frymë. Por ishte në gjendje të pinte. Përveç këtij gjesti të pazakontë, Laurello ishte i njohur për numrat me kafshë të ndryshme, veçanërisht mace dhe qen, që i trajnonte në ushtrime akrobatike. Shfaqja e tij e fundit ishte në vitin 1945, ndërsa mendohet se ka vdekur në vitet 1950.

TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT